Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar kreun e opozitës Lulzim Basha, duke i postuar një foto të tij të vjetërm, në fushatën e zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Tiranës.

Hoxha e këshillon Bashën të ketë kujdes duke e paralajmëruar se “duan tja futin”, pasi sipas tij topi që i kanë dhënë në dorë është shumë u lehtë për të qenë i saktë në bërjen e golit në portë.  Duke bërë krahasimin me Ramën, Hoxha shprehet se ata mund të blejnë dhe portierin, duke folur kështu tërësisht përmes një gjuhe të koduar.

 “Si eshte ajo batuta te “Mengjese lufte”, “Topi eshte i imi, penalltine e gjuaj vetë”…. O Bos, bej kujdes. Duan me ta fut. Duket qe s’merr vesh nga futbolli.Te kane dhene top volejbolli(pesha 260 gram), qe eshte topi me i lehte ne ndeshjet sportive. Ky top peshon gati 2 here me pak, se topi i futbollit(pesha 450 gram).

Kur e gjuan penalltine me topin qe mban ne dore ti, e sigurte qe fluturon mbi porte… Nga nje mik qe ta do te miren. Te lutem anonim. Se çfare nuk pret nga keta, qe luajne me top basketbolli(pesha 650 gram). E sigurt qe nuk u del topi jashte porte, plus te blejne dhe portierin”, shkruan Hoxha në postimin e tij në rrjetet sociale.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re