Ish-kryeministri Sali Berisha nga dritarja e banesës së tij ku po vuan masën e sigurisë të arrestit të shtëpisë iu përgjigj të gjithë kritikëve që thonë se po shkel vendimet e gjykatës.

Berisha tha se respekton Kushtetutën demokratike të vendit, por u shpreh se ka edhe një Kushtetutë të dytë, atë të ndërgjegjes së tij që siç u shpreh ai nuk ja shkel dot askush, përveç Zotit.

“Kjo betejë, kjo rrugë po e tmerron atë çdo ditë. Dëgjoni dhe lexoni hajdutët, të cilët kanë frikë të tmerrshme sepse nga mëngjesi deri në darkë gromësijnë vjedhjet e tyre. Dëgjoni çfarë thonë: Po shkel rregullat Sali Berisha, po shkel vendimet. Më lejoni tu them këtu, or budallenj unë jam Sali Berisha.

Dëgjoni këtu do tu them se Sali Berisha ka një kushtetutë të vendit, të cilën e ka respektuar me rigorozitetin më të madh, sepse ajo është kushtetutë demokratike. Por krahas saj, kur kushdo që e shkel atë Sali Berisha ka një kushtetutë të dytë që nuk ja shkel dot njëri mbi tokë përveç zotit dhe kjo është ndërgjegjja e tij. Mjer ai që mendon dhe beson se mund ti shkelmojë kushtetutën supreme, kushtetutën e ndërgjegjes së tij” tha ndër të tjera Sali Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re