Një aksident i rëndë i mori jetën një 15-vjeçari në Sarandë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:40 në aksin rrugor Sarandë-Ksamil.

Lexo edhe :Related Posts

Siç njoftoi policia, një automjet  tip “Benz” me drejtues shtetasin Elidon Aliu, 20 vjeç, u përplas me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi David Çepe, 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë. Si pasojë mbeti i lënduarshtetasi i mitur E. Çaushi, 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin David Çepe.

15-vjeçari ndërroi jetë në spital disa orë më vonë për shkak të plagëve të rënda.

Ndërkohë, këtë të premte, familja Çaushi në Sarandë ka hapur dyert e mortit, ndërsa 15-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit në orën 15:00.

E.Çaushi ishte nipi i poetit sarandiot Eduart Veli. Ky i fundit, në rrjetet sociale ndan një dedikim prekës për 15-vjeçarin që nuk jeton më.

PËRSE IKE KELUUUSH ?

Kelush pse ike kaq shpejt në qiell?

Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell…

Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë?

O dhimbje sa një planet e rëndë?!

Buzëqeshjen tënde,dheu si mund ta tresë ?

Ike kelush i gjyshit,ike dhe na le pa shpresë

S’do ti shohim më kaçurelat e tua mbi ballë

Ti ishe bërë si div,ti ishe dy metër djalë !

Ooh ,çna e shkule shpirtin i bukuri Kelush

Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush!

Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje

S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje !

O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë

Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë..

Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin

Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!

Përse o Zot,more Kelin,pesëmbëdhjetë vjeçarë

Ai ishte rob i Zotit ,ishte më i bukuri lastarë?

Oh sa ëndërra të bukura,tu prenë,Kelush në mes

Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!

Smund ta besoj,që sdo vish te gjyshi në Ksamil .

Ti për ne ishe vetë pranvera,më i bukuri trëndafil..!

Kelush,që ke pak orë që sje mesh,nuk dua ta besoj

Aromën tënde do ta ruaj në shpirt,deri sa të rroj !

Keli ,Kelush… Keliiiiii!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re