Kujtim Gjuzi kryetari i Partisë Konservatore, këshillon Lulzim Bashën të largohet nga drejtimi i PD-së pasi nëse nuk e bën dot do të publikohet një video që do të shkatërrojë figurën e tij brenda familjes së PD-së.

I ftuar mbrëmë në një studio televizive Kujtim Gjuzi tha: “Bashës duhet me i thënë: O djalë i mirë ik me kohë të mirë! Nëse nuk ikën është gati një video që i shkatërron familjen e PD-së. Më mirë të ikë vetë”.

Ish-deputeti dhe njëherësh aleat i Bashës nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e videos së përfolur.

Për Gjuzin janë të zakonshme deklarata të tilla, siç ishte ajo e pak ditëve më parë, ku tha se ka një listë të gjatë me politikanë shqiptarë që pritet të shpallen non grata.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re