Aktori Neritan Licaj në një komunikim për mediat në lidhje me cështjen e Teatrit Kombëtar, pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha, tha se godina e Teatrit Kombëtar nuk mund të shkatërrohet nga uzurpatorët e popullit.

Licaj iu drejtua kryeministrit me shprehjen “I rraspakituri i Surrelit”, ndërsa tha se TK është ndërgjegja e kombit e prandaj do të mbrohet deri në fund.

“Nuk keni parë gjë. O i rraskapituri i Surrelit. Teatri Kombëtar është ndërgjegja e kombit. Teatri është flamuri kombëtar dhe unë poi u them se as ju e as ata s’kanë parë gjë akoma.

Nuk mund të poshtërohet kështu arti dhe kombi. Teatrit Kombëtar është ndërgjegja e gjithsecilit dhe do ta mbrojmë deri në fund”, tha Licaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re