Seanca parlamentare është shoqëruar me tensione të larta gjatë ditës së sotme. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka debatuar me deputetin Erion Braçe të cilin e akuzon se ka dalë në hetimet e antimafias italiane për çështjen e Rezart Taçit.

Braçe ka replikuar nga vendi, çka ka sjellë një reagim të ashpër të Salianjit, i cili është nisur drejt ish-zëvendëskryeministrit, por është ndaluar nga punonjësit e gardës.

“Ku iku zonja që kishte librin në dorë. Ka dhjetëfishuar pasurinë e saj dhe të bashkëshortit të saj. Bën si engjëll këtu, por nuk është engjëll.

Ky zotëria që ngrihet këtu dhe bëhet si më i shqetësuari. A je ti zëvendëskryeministri që ke dal në hetimet e antimafias italiane.

O kone mos më ndërprisni mua”, tha Salianji.

(Vijon)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re