Skip to content

“O kryetare, keni një orë mi zemër që…”- Debat në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Vokshi-deputetes socialiste: Sa shumë paske vuajtur Klodi! Mos u mundoni të na shantazhoni

Mbledhja e Komisionit Hetimor për PPP-të në Shëndetësi është shoqëruar me debate, si për rendin e ditës ashtu dhe për marrjen e fjalës.

Deputetja e PS-së Klodiana Spahiu ka kërkuar që të hidhet në votim pika dy e rendit të ditës, duke thënë që të mos harrojnë periudhat që kanë kaluar.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi e ka ironizuar duke thënë “Sa shumë paske vuajtur mi Klod”, më pas debati është zhvendosur me deputetin e PS-së, i cili kërkon fjalën me ngulm.

Pjesë nga diskutimet:

Klodiana Spahiu: Unë ju bëj thirrje t’i përmbaheni rendit të ditës. Të mos kemi paragjykime dhe tendenca ndaj anëtarëve, sekretarit dhe sekretarisë së komisionit, të respektojmë fjalën e të gjithëve. Ju lutem, mos i harroni periudhat që kemi kaluar.

Albana Vokshi: Sa shumë paske vuajtur mi Klod

Spahiu: O kryetare, keni një orë mi zemër që merremi vetëm me këtë. Propozoj të hedhim në votim pikën dy të rendit të ditës.

Vokshi: Në duhet të jemi këtu për ata që kanë dhënë jetën për fjalën e lirë.  Mos u mundoni të shantazhoni, se keni shumicën, ecni me votën. Jam kryetarja. Ke bërë një gafë ligjore që për një që ka mbaruar juridikun është elementare. Rendin e ditës e lexova. O Plarent kur të të japë fjalën

Plarent Ndreca: O zonjë, nuk më sqaron dot ti mua. Nuk kemi ardhur të bëjmë atë çfarë mendon ti, por atë që përcakton ligji

Vokshi: Qetësohuni, e paskeni marrë me shumë siklet, e kuptoj. S’bëjmë dot kakofoni

Ndreca: Sma ndërpret dot fjalën

Vokshi: Jam kryetarja dhe nuk e merr dot me dhunë. Mos më ndërhyni kur unë flas Nuk ta kam dhënë, e more vetë. Zoti Ndreca, ke ndërhyrë te fjala ime. Më ndërpreve.

Ndreca: Unë ndërpres këdo

Vokshi: Zoti Ndreca mund të dëgjojmë zonjën Zhupa, pastaj ta jap

Ndreca: A ka mundësi të marr fjalën, e nisa dua ta mbaroj.

Vokshi: Jo, më keni ndërhyrë kur unë isha duke folur. Po më kërcënon, për çfarë më paralajmëron. Në mënyrë të dhunshme, asnjë nuk e merr fjalën. Do ndjekim rregullin, ka anëtarë të tjerë që kanë kërkuar para jush. I kanë dhënë një detyrë dhe do ta çoj deri në fund, detyrën për të bërë zhurmuesin.

Ndreca: Është i hapur mikrofoni, a mund të flas?

Vokshi: Jeni shumë i ri si deputet duhet të mësoni ca gjëra

Ndreca: Jam mjaftueshëm me eksperiencë

Vokshi: Po, po, eksperiencë në administratë. Nuk do bënit ato gafa nëse do të kishit eksperiencë.

Ndreca: Mënyra sesi silleni po e shfaqni vetëm sikur jeni eprorja e të gjithëve këtu.  Jeni e para në mes të këtyre të barabartëve. Nëse vini këtu me teka e qejfe edhe me ato që ju bëni në mbledhje te partia, ky komision nuk ka për të ecur me ato që ju doni të impononi.

 

“”