Skip to content

“O lulet e nënës, çfarë më bëtë” Përcjellja për në banesën e fundit, të familjes së shuar në aksident

Screenshot 64 4

 

Grand Gallery 2
 

Gif Header for Mobile

Në banesën ku dikur jetonte Eduart Gushi, me të shoqen dhe dy vajzat e mitura, janë mbledhur thuajse të gjithë banorët e Patosit.

4 makina, që sjellin 4 arktmorte, një pamje e trishtë për largimin nga jeta të një familje. Një familje e tërë e shuar për shkak të një aksidenti tragjik.

Screenshot 65 4

Një prej të afërmve të familjes ka ndaluar për të folur për median. Tha se kur e mësoi ngjarjen, qau dhe se i dhemb shpirti.

“Ishte një familje shumë e mirë, me të tëra kushtet. Edhe unë kur e mora vesh, në orën nëntë, qava. Unë që e njoh më dhemb shpirti, sidomos për prindërit, u mbyll dera. I njihja shumë mirë dhe ishin në hallet e veta. Ka bërë këto shtëpitë me ato 5 lekë që bënte andej (në Greqi). U prish një fole e madhe për mua dhe gjithë popullin e Patosit”, u shpreh burri.

Sot Eduardi, e shoqja Silvana dhe dy vajzat e mitura, do të përcillen për në banesën e fundit. Dëgjohen të qarat e familjarëve dhe kuja e gjyshes, e cila thërret mbesat “O lulet e nënës, çfarë më bëtë”.

Screenshot 66 3