Lulzim Basha ka qenë këtë të mërkurë në Novoselë, në një fabrikë vaji.

Në këtë moment, pronari i fabrikës ka qenë duke folur me të shoqen në telefon.

Basha ia ka marrë telefonin dhe ka foluar me gruan e tij.

Dialogu është një perlë.

Pirro: O Luli po më merr gruaja, hajde të bëjmë një fotografi.

Lulzim Basha: Ma jep, si e ka emrin bashkëshortja?

Pirro: Thëllëza

Lulzim Basha: Thëllëza si je? Mirë, ja me Pirron duke qarë hallet. Do fitojmë patjetër. Është fitorja juaj, e çdo familje shqiptare.

Ja kam kapur dorën e njeriut punëtor. Këto duar do të prodhojnë mirëqenien. 

Ato kuintal vaj që kanë mbetur pa shitur janë plaga e këtij vendi. Ne do ta rrisim ekonominë që mos të ikë mundi juaj.

Ti je grua e fortë, edhe atë do ta kalosh. Siç po çel pranvera ashtu do vijë dhe ndryshimi, në veçanti me ndihmën tuja.

Thëllëza, gruaja e fortë, burri i fortë, gruaja e fortë, shoqëri e fortë dhe Shqipëri e fortë. Të përqafoj fort, të falenderoj nga zemra.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re