Ish-Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka replikuar sërish në distancës me deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho, për të cilin ka ngritur sërish hije dyshimi se ka qenë proceduar në vitin ’80 nga Gjykata e Lartë.

Agron Tufa, në një mesazh në rrjetet sociale, e quan Spartak Brahon si “lumëmadh që shet moral”, ndërkohë që  i kërkon të përgjigjet për procedimin e tij.

Për Tufën, deputeti i PS-së, asokohe gjyqtar është proceduar nga Gjykata e Lartë për falsifikim të një dosje, por në mesazhin e tij i kërkon Brahos që të tregojë për publikun se si është mbyllur kjo çështje.

““Një pyetje “Moralistit” Spartak Ibrahim Braho

O lumëmadh që na shet “moral” edhe më shumë se klerikët, a mund të na përgjigjesh thjeshtë e bukur: A je proceduar si gjyqtar disiplinarisht në Gjykatën e Lartë në vitet ‘80 për ndonjë falsifikim dosjeje dhe si u mbyll ajo punë?”, thekson Tufa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re