Skip to content

“O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë te sheshi Willson: Dorëheqje!

Shehsi

Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë.

Gjatë marshimit te zona e Sheshit Willson, qytetarët kanë brohoritur “O milet, Rama ka siklet!”, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet në mbështetje të diasporës: “Diaspora, zemra e Shqipërisë!” dhe kanë kënduar këngë patriotike.

Marshimi zhvillohet në kuadër të protestës së 60-të radhazi, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Protesta vijon pa incidente, ndërsa protestuesit po përshkojnë rrugët kryesore të kryeqytetit me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.