Home SHQIPERIA “O plehrë”, “ik, ik!”/ Përplasje të forta mes të rinjve dhe Lulzim Bashës, gjuajnë me vezë, truprojat ‘fusin’ në lokal kreun e PD-së

“O plehrë”, “ik, ik!”/ Përplasje të forta mes të rinjve dhe Lulzim Bashës, gjuajnë me vezë, truprojat ‘fusin’ në lokal kreun e PD-së

0
“O plehrë”, “ik, ik!”/ Përplasje të forta mes të rinjve dhe Lulzim Bashës, gjuajnë me vezë, truprojat ‘fusin’ në lokal kreun e PD-së

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Takimi i Lulzim Bashës me disa gra demokrate është pritur me protesta nga një grup të rinjsh të FRPD-së. Ata i kanë bërë pritë Bashës përpara një lokali në zonën pranë RTSH-së.

Kryedemokrati ka arritur që të hyjë brenda në lokal, ku ka nisur takimi me rreth 30 minuta vonesë.

Të rinjtë e FRPD-së thanë se është e papranueshme mbushja e takimeve që nuk kanë asnjë lidhje me forumet e PD-së.

Basha u prit me thirrjet: Edi Basha, o plehrë , ik, ik, ik!

” Ai plehra është izoluar aty brenda! Ata të rinj që ka aty brenda nuk i kemi parë në FRPD, Basha pretendon se po bën takim me forumin rinor të PD, ja ku janë në të vërtetë të rinjtë e FRPD-së. Për atë plehrë kam humbur shkollën, kam bërë burg, kë godet ai demorkatët godet?

Unë humba shkollën për shkak se u procedova penalisht që ai të bëheshe kryeministër. Basha e ka zakon të fshihet pas truprojave të tij”, u shpreh i riu Arbër Kola.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë