Aktivisti Adriatik Lapaj, përmes një interviste të dhënë në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, foli rreth nismës së ndërmarrë prej tij dhe një grupi të rinjsh në qytetin e Sarandës, për pastrimin e fundit të detit nga gomat dhe mbetjet e dëmshme si shishet plastike.

Lapa u shpreh se të gjithë qytetarët nuk duhet që të bëjnë vetëm foto në bregdetin shqiptar, por duhet dhe të kuptojnë se natyra duhet ruajtur dhe duhet pastruar. Aktivisti shprehet se grupi i cili po kontribon për pastrimin e gjirit të Sarandës është duke punuar për të propozuar një ligj, ku shteti të ketë struktura të përhershme për pastrimin e detit, ashtu siç ka për rrugët, shkollat ose spitalet.

“Deti ka një specifikë është shumë zemërmadh, e fsheh të vërtetën. Duket i bukur kur e sheh, por ajo që ne i kemi bërë është një tmerr i vërtet një gjendje lufte. Ajo që duam të bëjmë është për djem, vajza, burra, gra që hedhin foto nga plazhet e Shqipërisë: “O sa i bukur o mëmëdhe, o sa i bukur vendi ynë”, të kuptojnë që mëmëdheu dhe duhet ruajtur dhe duhet pastruar dhe duhet kërkuar llogari. Momenti i dytë është momenti për të kërkuar nga institucionet që të mos bëjnë gjëra për fasadë.

Ne kemi një Ministri të Mjedisit dhe nuk kemi një kuadër që bën pastrimin e detit. Ne jemi duke krijuar një propozim për ndryshimin e ligjit të mjedisit, për të kthyer në struktura të detyrueshme që pastrojnë detin. Ashtu siç kemi struktura për pastrimin e spitaleve, shkollave dhe rrugëve  duhet të kemi dhe struktura për pastrimin e fundit të detit”.- tha Lapa.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re