“O Sali, o flori. Berisha…Berisha… Rama ik, Basha ik”

Me ovacione është pritur ish kryeministri Sali Berisha në qytetin e Durrësit nga disa militantë.

Në thirrjet e demokratëve për Berishën janë dëgjuar edhe thirrje kundër kreu të PD-së Lulzim Basha, ku i kërkohet largimi sëbashku me Edi Ramën.

Ndërkohë për të pritur Berishën, në Durrës nuk mungojnë as figura si Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, apo Flamur Noka të cilët nga militantët shihet si shpresa e vetme.

Kujtojmë se ky do jetë takimi i katërt që ish-Kryeministri do të zhvillon me bazën e Partisë Demokratike, pas tre tubimeve të para që zhvilloi në Tiranë, Fier dhe Vlorë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re