Ish-kryeministri Sali Berisha është ndaluar në një takim me qytetarët e Tepelenës, paraditen e kësaj të diele, ku nuk munguan thirrjet e zakonshme ‘o Sali o hero, Tepelena ty të do’.

Berisha tha se është e nevojshme sot më shumë se kurrë, që demokratët të jenë të bashkuar, për tu përgatitur përballë regjimit të Edi Ramës.

“Fryma e bashkimit është mesazhi më i mirë që u jepet demokratëve, PD ka nevojë sot për bashkimin e saj, siç ka nevojë zogu për ajrin, është nevoja që çdo mbështetës të lërë pas zemërthyerjet, për betejën e vështirë që na pret përpara, betejën me regjimin që e bazon veprimtarinë në vjedhje dhe në krim.

Duke lënë pas 97-tën, ku askush nuk ka vuajtur më shumë se demokratët e Tepelenës dhe Gjirokastrës, por 8 vite pushime nga puna, përndjekje, është një lumë saktificash që i nderon demokratët. Sot regjimi është në revansh të plotë, pasi ja arriti që të ndikojë me mekanizma joligjore në krizën e PD. Një qeveri është e detyruar që të ruajë rregullat bazë të sistemit demokratik, dhe një prej tyre është edhe respektimi i opozitës.

Miqtë e mi, vendi ndodhet në situatën më të vështirë, është e vërtetë që ka një agresion barbar ndaj një vendi të lirë, i cili po qëndron në mënyrën më heroike, jashtë të gjitha parashikimeve, Ukrainasit e lirë po përballen me një nga ushtritë më të armatosura.

Kjo luftë padyshim që ka shkaktuar çrregullime në treg, por në Shqipëri ato janë bërë më të zeza se në çdo vend të Europë, pse ne çdo situatë e vështirë na bëhet dhe më e rëndë se për të tjerët”, tha Berisha.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re