Nën brohoritetjet “O Sali, o hero, Shqipëria ty të do”, Sali Berisha ka dalë para Kuvendit të thirrur prej tij.

Ish kryetari i PD ka kërkuar nga të pranishmit që të bashkëpunojnë për të ringritur PD.

Berisha e cilësoi Kuvendin si monument të lirisë dhe të rithemelimiut të Partisë Demokratike.

“Të dashur delegatë dhe delegate të Kuvendit më madhështor, më të bukur, më triumfues, më mahnitës, në historinë e pluralizmit shqiptar në këto 30 vite. Kuvendi që mblidhet si monument i lirisë shqiptare, Kuvendit që mblidhet si monument i rithemelim të PD. Kuvendit që mblidhet si monument madhështor i rithemelimit të PD-së. Kuvendit të parë në histori të kultit të anëtarit të PD, të kultit të lirisë, të anëtarit të lirë. Qytetarë shqiptarë ju përshëndet sot nga kjo platformë me të cilën ne vendosim që të rithemelojmë forcën e madhe politike të PD.”, tha Berisha.

 

vijon

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re