Edhe mbrëmjen e sotme (5 janar) protestuesit janë mbedhur në rrugën ‘Mustafa Matohiti”, poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në mbështetje të këtij të fundit i cili që prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie.

Ndërsa mbështetësit e tij brohorasin ‘O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, Berisha nuk ka lënë pa i përshëndetur duke dalë në dritare me dy flamuj, atë të Shqipërisë dhe atë të PD-së.

Kujtojmë se më 30 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

Sipas procedurave, mbikëqyrja policore parashikon shërbime të rregullta pranë banesës së Berishës për të ndjekur respektimin e kësaj mase nga ana e tij.

Ish kryeministri nën hetim dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, gjatë të cilave SPAK-u dyshon se ai me akte nga më të ndryshmet ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, që u mbush shpejt me një grup pallatesh.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re