Skip to content

“O skllevër çohuni nga gjumi”, qytetarët e Tiranës protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburantit: Po na vjedhin edhe qindarkat e fundit, i bëjmë thirrje Edi Ramës…

WhatsApp Image 2022 03 08 at 17.43.29

Disa qytetarë kanë dal sot në protestë kundër rritjes së çmimeve duke nisur nga nafta, produktet ushqimore dhe më gjerë.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë tu bashkohen protestës së tyre pasi po vidhen çdo ditë.

Sipas tyre rritja e naftës dhe benzinës është vjedhje e pastër për të hequr edhe qindarkat e fundit që kanë.

Ata janë shprehur se kjo rritje prek më tepër shtresat në nevoje, si dhe moshën e tretë ndaj iu bën thirrje qytëtarëve që tu bashkohen kundër kësaj marrëzie.

“Gomarët i kemi në Parlament në vend që tu hipim në shpinë na kanë hipur ne. Po na vjedhin dhe grabisin, çmimi i naftës është vjedhje e pastër, vjedhja e fundit me iniceneratorët e cila po hetohet nga SPAK i bërë kaps që nuk arreston përbindëshin e bashkisë , Erion betonin, që ishte nismëtari i inceneratorëve, çmimi i naftës na prek të gjithëve, braktiseni klasën politike, e cila iu zhvati mashtroi, sot ecëm me bickletë po nesër si do shkosh në Kukës, bashkohuni kundër kësaj vjedhje abuzive, rritja e naftës dhe benzinës është vjedhje e pastër për të na hequr qindarkat e fundit, ngrihuni mos kini frikë për të drejtat tuaja”– u shpreh një prej protestuesve.

“Kjo protestë u thirr se ka shumë stres, ka njerëz që po vuajnë nga rritja e çmimeve, papunësia, korrupsioni, i bëj thirrje Edi Ramës të emigrojë si një cop legeni, bashkë me Sali dobiçin, ilirin. Drejtësia e zotit po vjen, ke për ta paguar shumë shtrenjtë”– u shpreh nismëtari i kësaj proteste.

“O skllevër, o skllevër, cohuni nga gjumi, se po na vjedhin cdo dite, se janë shtrenjtu çmimet o skllevër, o shqipfolësa, po rritet kafja dhe do ngeleni pa kafe, e dini çdo të thotë rritja e çmimi të naftës, bashkohuni se ku do shkojmë në këtë marrëzi kolektive, rritja e naftës prek xhepat tuaja, shtresat në nevojë, moshën e tretë, bashkohuni qytetar për të kundërshuar këtë marrëzi, mos heshtni se po na vidhet qindarka e fundit, cdo e drejte që kemi, reagoni”– tha një tjetër.

/faxweb