Fax News mëson detaje të reja nga dosja hetimore për atentatin ndaj biznesmenit Gjon Mema në Kamëz, për të cilin dyshohet si organizator Gjergj Cukali, së bashku me dy persona të tjerë.

Shërbimet e Policisë, thuhet në dosjen hetimore, kanë identifikuar shtetasin Enver Jamaku, banor i fshatit Zall Bastar, i cili është shoqëruar më pas dhe është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet për veprat penale të mesiperme, në praninë e detyrueshme të një avokati mbrojtës. Nga pyetja e shtetasit nën hetim Enver Jamaku ka rezultuar se ai është personi, që ka marrë përsipër që të vendosë eksplozivin në makinë “BMW X5”, të Memës.

Jamaku ka dëshmuar se ka rreth 5 vite që njihet me shtetasin Gjergj Cukali, për të cilin thotë se njihet dhe me emrin ‘Lashi’. Sipas Jamakut njohja mes tij dhe Cukalit ka qenë rastësore, pasi ai i ka blerë atij një makinë audi, dhe kontaktin e ka lidhur me të përmes numrit të telefonit që kishte lënë për shitjen e mjetit.

Ai thotë se emrin e Cukalit e kishte dëgjuar dhe në televizor, ndërkohë që makinën e ka blerë nga ‘i forti i Myslym Shyrit’ për një shumë prej 2800 eurosh, përmes një kontrate noteriale.

Jamaku tregon se prej asaj kohe ai nuk ka pasur komunikime me Cukalin, deri para 3 muajsh kur ai e ka ndeshur rastësisht në rrugën “Hoxha Tahsin”, teksa Cukali e ka përshëndetur nga një makinë “Mercedes Benc”, ngjyrë e zeze autoveturë.

Sipas dëshmisë shtetasi Gjergj Cukali e ka thirrur “o Velo”. Ka kthyer kokën dhe ka parë se ishte shtetasi Gjergj Cukali, i cili ia ka bërë me dorë që do të kthehej. Sipas deklaruesit, nuk e di arsyen përse Gjergji e ka thirrur në këtë emër. Pas rreth një jave një shtetas i ka shkruajtur në aplikacionin “Ëhatsup” me një numër te panjohur.

Ai i ka shkruar se ku ndodhej, dhe pasi deklaruesi e ka pyetur se kush ishte, ky shtetas i ka shkruar “Unë Velo, unë”. Në këto momente është kujtuar se ishte shtetasi Gjergj Cukali, pasi ai e ka thirrur “Velo” në rrugë një javë më parë.

Gjergji i ka shkruar ku i ka kërkuar qe donte ta takonte. Kjo ka ndodhur para fundit të muajit Dhjetor të vitit 2020. Sipas deklaruesit, i ka thënë se ishte në shtëpi, ku rrinte me qera tek “Xhamia Xhura”. Me Gjergjin është takuar në rrugë përpara xhamisë, rreth orës 18.00-19.00 minuta në trotuar. Gjergji ka shkuar me një automjet foristradë “Range Rover”, ngjyrë e bardhe.

Sipas tij Gjergji ishte dhe me një person tjetër në makinë në vendin e parë dhe vetë zbriti nga vendi i shoferit. Gjergji i ka thënë nëse kishte nevojë për punë, ku deklaruesi i është përgjigjur se nuk donte që të ngatërrohej me punët e tij, duke patur parasysh se e kishte parë në televizor Gjergj Cukalin, që kishte probleme me drejtësinë.

Gjergji e ka garantuar se nuk do të kishte asnjë problem, vetëm se duhej të vendoste një minë, poshtë makinës të një personi dhe këtë do e bënte në Kamëz, ku nuk kishte kamera sigurie. Gjergji i ka thënë se po ta bënte këtë punë do ti jepte një shumë prej 30.000 euro. Sipas deklaruesit, duke qenë se ishte i papunë, por dhe me shtëpi me qera, me dëshirën për të blerë një shtëpi, ka pranuar.

Sipas deklaruesit, i ka thënë Gjergjit që të shkonin të shikonin vendin dhe personin kujt do t’ia vinte minën. Gjatë bisedes, Gjergji nuk i ka treguar emrin e personit dhe arsyen përse donte që ti vinte eksplozivin. Pak ditë para ndërrimit të viteve, Cukali e ka marërë ne telefon Jamakun dhe së bashku jkanë shkuar për të parë vendin ku do të vendosej mina, ndërkohë që nga atentati Gjon Mema mbeti i plagosur.

Pas ngjarjes Jamaku u arrestua dhe dëshmitë e tij bënë që Policia të arrestonte disa ditë më vonë edhe Cukalin, ndaj të cilit u dha masa e arrestit me burg.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re