Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione të ashpra, ku ka pasur edhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Një prej tyre i përfshirë në një incident ka qene edhe socialisti Xhemal Qefalia, i cili u shfaq duke u shtyrë me disa prej deputetëve të opozitës.

Për News24, Qefalia tha se nuk ka pasur konfrontin, por sipas tij, ai ka shkuar për të marrë karrigen e tij dhe për t’u ulur.

“Është një veprim që në kushtet normale, shkon në Kuvend për të ushtruar detyrë. Unë shkova të marr ulësen time për të kryer detyrën e deputetit.  Kemi komunikuar në mënyrë njerëzore, dhe mua më është dukur si një shaka. Nuk e kam shtyrë. Kam vajtur për të marrë karrigen dhe për të shkuar në vendin tim. Në fillim është nisur si shaka, nuk kemi pasur një konfrontim.

Shumicën e deputetëve të opozitës i njoh prej vitesh, dhe nuk ka arsye për konflikt, siç jam dhe unë në të drejtët time legjitime, ashtu janë dhe ata për të protestuar. Por rruga që kanë zgjedhur nuk është e duhura.

Kundërshtitë mund të shprehen në forma të tjera. Nuk mund të cënohet integriteti i deputetit të krahut tjetër”, tha ai.

LEXO EDHE: “O Xhemal mos qëllo, na vrave”- Tensione në Kuvend/ Përplasje mes deputetit të PS-së dhe ligjvënësve të opozitës për karriget

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re