Aktori i madh Robert Ndrenika ka reaguar lidhur me disa kritika që i janë adresuar nga përkrahës të opozitës të cilët e kanë sulmuar pasi ishte zëri dhe narratori i spotit të parë të fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndrenika i jep përgjigje atyre që e kanë kritikuar për vendimin e tij të rreshtimit krah PS-së.

“O Zot cfarë cudirash ndodhin në këtë botë!!!”, shkruan Ndrenika ndër të tjera.

Postimi i plotë: 

O Zot cfarë cudirash ndodhin në këtë botë!!! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale.

Nuk jam kundër por vetëm se…më shan nga Londra!!!

Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjyhën shqipe…U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull…dhe sot ky ga…ruci më shan nga Londra!

Nuk do kisha thënë as gjysëm fjale po të më shante nga Pheniani se këtu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re