Sot Kryeministri Edi Rama publikoi spotin e fushatës zgjedhore, ku në të bënte pjesë edhe aktori Robert Ndrenika, me zë dhe figurë.

Kritikat kanë qenë të shumta dhe vetë aktori reagoi për djalin e Ali Manajt (Sekretar partie në Gjirokastër), pasi ky e kishte fyer Ndrenikën nga Londra për pjesëmarrjen në spot.

Ndërkohë vetë Ben Manaj ka reaguar me një shkrim të gjatë në rrjete sociale, duke iu përgjigjur “pikë më pikë”. Ai thotë se eshtrat e përmendura nga Ndrenika për babain e tij nuk i merr si mallkim, por si një ogur pozitiv, teksa thotë se babain e ka gjallë në Londër.

Krahasimin që Ndrenika ia bëri me Phenianin ai ia “kthen” duke i thënë se partia e re që ka zgjedhur (nënkupton PS) është si në Phenian, pasi bën zgjedhje pa kundërshtarë. Në fund nuk nguron ta thumbojë aktorin e madh duke i thënë se ka qenë më herët deputet i PD-së ndërsa sot pranon të jetë në të njejtën parti me ish-kryetarin e Kuvendit në kohën e Komunizmit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re