Mjeku i njohur Ilirjan Draçi ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit ndërsa për disa vite shërbeu si drejtues në poliklinikën e specialiteteve në Tiranë.

Draçi ishte i shtruar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa bashkëshortja e tij Parashqevi Proda bëri një postim prekës për të në Facebook më 14 Nëntor. Ajo lutej që Zoti ti jepte një mundësi të dytë për ta shijuar sërish diellin në lindje e perëndim.

Mesazhi i bashkëshortes: Nje jete e tere plot mundime, Duke vrapuar per jeten e te tjereve me nxitim, Sot te duhet te vraposh per jeten tende me guxim. Valle, a nuk eshte jeta ne borxh me ty?

O Zot, ti qe na e jep dhe merr jeten,
Meshiroje robin tend qe nxitoi e smundi ta shijonte diellin tend ne lindje e perendim, jepi o Zot nje mundesi te dyte, te shoh driten tende perseri ne agim!
Amin!

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

loading...