Shumë prej nesh e njohin personazhin me rolin emblematik “Beni ecën vetë”, por karriera artistike e aktorit Herion Mustafaraj është e shtrirë në kinematografinë dhe teatrin shqiptar para dhe pas viteve `90.
I ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, Herioni ka folur për historinë dhe eksperiencën e tij në Amerikë. Ai tregoi se u largua drejt Amerikës, jo se kishte një ëndërr personale, por e shihte si shpëtim në atë periudhë.
“Mbaj mend një herë binte një shi i madh tek Instituti jonë i Arteve
edhe dikush tha ‘o Beni, Beni’ edhe më gjuajti me një gur. Unë thash që
më gjuajti me ndonjë kumbull, ai më hodhi një gur këtu (teksyri) dhe më
kërciti gjaku.
E gjëmova deri tek pylli, por nuk e kapa dot. Duke qarë, sytë më
nxirrnin gjak, filloi edhe shiu e në atë moment thashë ‘o Zot, më hiq që
këtu, më ço vetëm në Amerikë, t’i puth një herë këmbët kësaj statujës
së Lirisë, pastaj le të vdes”, ka rrëfyer Herion Mustafaraj.
