Nensi është veçse 17 vjeç, por një aksident automobilistik bëri që një pjesë e aortës së tij të çahej. Ai po udhëtonte nga fshati Shirgjan i Elbasanit me disa shokë, e jeta iu rrezikua. U shtrua në spital, ndërsa shpresat për jetën e tij shuheshin.

Familja e Nensit nuk kishte mundësi të paguantë ndërhyrjen për të shpëtuar djalin. Por shqiptarët nuk e lanë vetëm 17 vjeçarin. Paratë për adoleshentin u mblodhën në kohë rekord dhe i riu hyri në operim.

Nensi e kreu ndërhyrjen ndërsa sot emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” sjell për herë të parë pamjet prekëse, teksa prindërit e Nensit presin me padurim një përgjigje… a do t’ja dalë djali?

E në pritje e sipër, babai i Nensit, derdh lot dëshpërimi për të birin. Zotit i lutet, që i biri të dalë me sukses nga ndërhyrja në pjesën e çarë të aortës.

“O Zot, o Zot… shpresat tek ty, Ti përpara, unë prapa”

Pritjes i vjen fundi. Mjeku i afrohet prindërve dhe i thotë se gjithçka përfundoi me sukses. Nensi është mirë dhe nuk do të ketë më asnjë problem.

Pas disa ditësh larg ndërhyrjes, e takojmë Nensin për të parë si është.

“Tani jam mirë. Dhimbje kam fare pak. E ndjej veten mirë dhe mund të lëviz. Të gjithë i falenderoj ata që më ndihmuan.”-thotë Nensi.

“Jam shumë shumë i lumtur. Falenderoj Elvis Naçin, i jam shumë mirënjohës. I pata hequr shpresat, mendova se nuk do ta shihja më djalin”-tha babai i 17 vjeçarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re