Studiuesi, Pal Trashani ka qenë i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ku ka folur lidhur me situatën në PD dhe në përgjithsësi për politikën shqiptare. Ai tha se në këto 30 vitet e fundit, populli përveçse ekonomikisht ishte varfëruar edhe kulturalisht me politikanë të cilët kanë sjellë vetëm shkatërrim.

Ai e vuri fajin tek mënyra sesi u emëruan në poste drejtues politikanët e sotëm të cilët kishin pasur lidhje me ish drejtuesit komunistë ndërsa bëri thirrje që qytetarët të mos gënjehen më nga partitë politike.

Trashani: Unë kam hyrë në politikë jo si militant po si intelektual. Pasi u formova me studime në Shqipëri më pas edhe jashtë, më pas hyra në nivelet më të ulëta, tek baza e deri tek në nivelet më të larta. Të them të drejtën e gjithë situata politike e sotme, jo vetëm tek PD por e gjithë politika shqiptare është qesharake humoristike. O Zot tani e 30 vite këto lloj njerëzish, si nuk lindin nënat tona një burrë ta bëjë këtë vend sepse na shkatërruan. Nëse Enveri na shkatërroi ekonomikisht këta na shkatërruan ekonomikisht.

Pse nuk krijojmë dot elita të reja politike?

Le ta mënjanojmë ndarjen e bërë nga Churchill, ku u vendos që Shqipëria të ishte pjesë e komunizmit, pra e lindjes. Erdhi 91-shi, o Zot kush erdhi, i emëroi Ramiz Alia, njerëzit më pisa që ka pas kombi shqiptar. Për 30 vite mund të jesh i varfër ekonomikisht por për varfërinë e kulturës mund të duhen shekuj. Popull i shkretë mos u gënjeni më. Unë si individ votoj për PD-në pavarësisht se nuk merrem me fushata.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re