Mbrëmjen e djeshme, u postua në rrjetet sociale një video të një nxënësi, i cili ishte futur Live në Instagram në orën e mësimit. Nëpërmjet LIVE-it ai tallej me shokët e klases edhe me mësuesen, e cila dukej që po jepte mësim.

Së fundmi, ka reaguar për JOQ, vetë nxënësi që ishte Live në Instagram. Ai është shprehur se e gjitha ka qenë për humor dhe asgjë më shumë.

Sipas tij, ai rrezikon edhe përjashtimin nga shkolla, pas publikimit të videos në rrjetet sociale, ndërkohë që këtë do të duhej ta kishte menduar përpara se ta kthente orën e mësimit në një vend ku tallej pikërisht me mësuesen e tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re