Ish-presidentët Barak Obama dhe George W Bush kanë shprehur shqetësime për klimën politike në SHBA, në komente të vërejtura si një kritikë ndaj udhëheqjes së Donald Trump.
Obama u bëri thirrje amerikanëve të refuzojnë politikën e “përcarjes” dhe “frikës”, ndërsa zoti Bush kritikoi ” paragjykimin” në jetën publike.
Ata kanë folur në 2 fjalime të ndara dhe asnjëri prej tyre nuk përmendi drejtpërsëdrejti Presidentin Trump.
Trump, i cili ka qenë kritik ndaj dy paraardhësve të tij, nuk ka komentuar ende mbi deklaratat e 2 ish-presidentëve.
Duke lënë detyrën , Obama tha se nuk do të komentonte mbi qeverisjen e Trump, ashtu siç kishte bërë për të George W Bush.
Por, ai ka thyer heshtjen për të kritikuar Trump për çmontimin e ‘Obamacare’. s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re