Republikanët e Kongresit amerikan kanë paralajmëruar se kanë nisur dy hetime paralele ndaj ish-presidentit Barack Obama dhe Hillary Clinton.
Një komitet do të hetojë se si administrata Obama miratoi një blerje të vitit 2010 që i dha Rusisë kontrollin e 20% të furnizimit me uranium të SHBA-së.
Dy panele të tjera do të shqyrtojnë vendimin e FBI-së për të mos dënuar zonjën Clinton mbi përdorimin e një të emaili privat gjatë kohës së ishte Sekretare Shteti.
Ato do t’i shtohen grumbullit të hetimeve që janë duke u kryer aktualisht në kryeqytetin amerikan..
Një prej këtyre hetimeve të reja synon të hedhë dritë mbi vendimin e FBI-së dhe të Ministrisë së Drejtësisë, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për të mos hetuar Clinton-in që në atë kohë ishte kandidate, në aferën e përdorimit të një serveri personal për dërgimin e email-eve kur ishte sekretare e Shtetit.
Hetimi i dytë shënjestron një vendim të marrë në vitin 2013 nga administrata Obama që konsiston në miratimin e shitjes së grupit minerar kanadez, “Uranium One” tek shoqëria ruse “Rosatom”.
Ky vendim, i marrë pasi grupi minerar kishte bërë shumë dhurime për Fondacioni Clinton  të ish-presidentit Bill Clinton, kishte sjellë si pasojë marrjen nga “Rosatom” 20 për qind të stoqeve të uraniumit amerikan.
Këto hetime vijnë në një moment që republikanët dhe presidenti Donald Trump janë nën zjarrin e kritikave për shkak të një serie hetimesh mbi një ndërhyrje të mundshme ruse gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.s.net.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re