Ish presidenti amerikan Barack Obama e ka kritikuar ashpër pasardhësin e tij Donald Trump për mënyrën sesi është përgjigjur ndaj krizës së koronavirusit.

Në një telefonatë private, ai e quajti mënyrën sesi është menaxhuar pandemia nga administrata Trump “një katastrofë kaotike absolute”. Obama ka thënë se ai dëshiron të luajë një rol më të madh duke mbështetur Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Vërejtjet e tij të fundit u bënë në një thirrje që synonte të inkurajonte ish-stafin që të punojnë për fushatën e Biden, raporton CNN.

“Do të ishte keq edhe me qeverinë më të mirë,” u citua të ketë thënë Obama gjatë telefonatës.

“Ka qenë një katastrofë kaotike absolute kur qeveria jonë ecën me mentalitetin ‘çfarë interesi ka këtu për mua dhe në dreq të shkojnë të gjithë të tjerët”, shprehet Obama.

Deri më tani, SHBA-të numërojnë 79,627 viktima dhe 1,339,298 të infektuar me koronavirus.

Presidenti Trump ka ndryshuar disa herë qëndrime ndaj pandemisë, nga janari kur e nënvlerësonte, më pas kur thoshte se do ikë me ngrohjen e motit e deri sot kur u shpreh i bindur se COVID-19 do të ikë pa vaksinë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re