Obeziteti është tashmë një epidemi që po përhapet shpejt edhe në vendin tonë. Ekspertët japin alarmin se gjysma e shqiptarëve janë mbi peshë, dhe këtu nuk përjashtohen as fëmijët.
“Në 10-vjeçarin para pandemisë, nga 10% ka shkuar 15% persona obezë. Në mbipeshë shkon dhe gjysma e popullatës por rritja po vijon tek fëmijët”, tha Alban Ylli, ekspert i ISHP.
Obeziteti konsiderohet një sëmundje e cila sjell jo pak pasoja në shëndet.
“Obeziteti është i lidhur me sëmundjet, me ato kronike kryesisht, mund të flasim dhe për epidemi të obezitetit dhe diabetit. Grup tjetër i rëndësishëm janë dhe sëmundjet kardiovaskulare”, shton Ylli për Euronews.
Ekspertët thonë se shumica e sëmundjeve, po hasen tek personat që janë mbi peshë, ndaj edhe rekmandojnë të bëhet kujdes dhe masën trupore.
“Një nga teknikat më të thjeshta të këshilluara dhe nga OBSH-ja, është matja e perimetrit të mesit. Të rriturit meshkuj që e kanë këtë perimetër mbi 102 cm, dhe çdo fëmër që e ka mbi 88 cm, duhet ta konsiderojë veten obezë”, shpjegon Alban Ylli.
Mënyra e të ushqyerit, mungesa e aktiviteti fizik, janë dy faktorët kryesorë që po çojnë në rritje të mbipeshës dhe obezitetit.