Në raportin e Samitit të jashtëzakonshëm të OBI-t i cili po mbahet në Stamboll, pritet që t’i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar për njohjen e Kudsit Lindor si kryeqytet të Palestinës.
Në raportin e Samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), i cili po mbahet në Stamboll, pritet që t’i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar për njohjen e Kudsit Lindor si kryeqytet të Palestinës, i cili ndodhet nën pushtim, raporton Anadolu Agency,  transmeton .
Sipas informacioneve të marra nga burimet e niveleve të larta, propozimi i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan të cilin e deklaroi gjatë fjalimit të tij në Samit që “t’i bëhet thirrje gjithë botës për njohjen e Kudsit Lindor si kryeqytet të Palestinës nën pushtim” do të reflektojë në raportin e rezultateve të Samitit.
Shtetet islame, duke i konfirmuar vendimet për Kudsin Lindor, në raport do të kërkojnë nga komuniteti ndërkombëtar që t’i përgjigjen pozitivisht kësaj thirrjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re