Takimi i 48-të i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) do të mblidhet në Pakistan për të diskutuar çështje të ndryshme në botën islame.

Sipas një deklarate nga OBI, thuhet se takimi do zhvillohet më 22-23 mars në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ndërsa në të do të vlerësohen një sërë çështjesh, përfshirë çështjen e Palestinës dhe zhvillimet e fundit në Jemen dhe Libi.

Në takimin do të diskutohen aktivitetet për zbatimin e vendimeve të marra më parë për çështje të ndryshme në botën islame, përfshirë Palestinën dhe Kudsin, si dhe zhvillimet e rrezikshme të përjetuara që nga Takimi i 47-të i Këshillit të Ministrave të Jashtëm që u mbajt në nëntor 2020 në kryeqytetin e Nigerit, Niamey.

Po ashtu në rendin e ditës do të vijnë edhe zhvillimet në Afganistan dhe pasojat humanitare mbi popullin afgan, çështja e Xhamu Kashmirit, situata në Mali, Afrikën Qendrore dhe Guine, çështja e Sahelit dhe Liqenin e Çadit, si dhe situata e brishtë në rajon.

Në sesion do të vlerësohet situata në Jemen, Libi, Sudan, Somali, Siri dhe në rajonet e tjera, si dhe do të diskutohet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë si Kombet e Bashkuara, Federatën Ruse dhe Bashkimin Evropian (BE).

Në mesin e pikave të rëndësishme të rendit të ditës së takimit do të jenë çështjet si terrorizmi ndërkombëtar dhe zgjidhja e konflikteve, situata e muslimanëve në shtetet joanëtare, si dhe çështjet ekonomike, kulturore, sociale, humanitare dhe shkencore, përfshirë edhe islamofobinë.

Në Takimin e 48-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-t, Turqia do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re