Anëtari i Komitetit Qendror të Lëvizjes Fatah, Muhammed Eshteje, ka bërë thirrje që në takimin e Jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) që mbahet në Stamboll, të gjendet një rrugë që do t’i japë fund pushtimit izraelit dhe jo vetëm të punohet për tërheqjen e vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, raporton Anadolu Agency.
Në një deklaratë për gazetarin e AA-së Eshteje tha se “Takimi i OBI-t duhet të jetë në cilësinë të përballojë hapin e hedhur nga presidenti amerikan. Për nxjerrjen e një vendimi për anulimin e hapit të Trump në takim duhet të nxirren vendime që kjo ngjarje të punohet me KS-OKB-në, BE-në dhe institucionet e të drejtave ndërkombëtare. Përndryshe, do të shkojmë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”.
Vendimi i SHBA-ve është një shkelje e të gjitha vendimeve të KS të OKB-së, të gjitha rezolutave të OKB-së dhe e të drejtave ndërkombëtare ka bërë të ditur Eshteje. Ai më tej ka shtuar se do të aplikojnë tek shtetet që janë palë në Konventën e 4-t të Gjenevës, pasi ajo është e zbatueshme në të gjitha territoret e okupuara palestineze, përfshirë Kudsin Lindor të vitit 1967.
“Samiti duhet të ofrojë mbështetje politike, financiare dhe në terren. Seriozisht, kemi nevojë për mbështetje financiare. Kudsi po vuan. Aktualisht Izraeli sheh vendbanimet hebraike në Kuds si legjitime, duke u mbështetur në vendimin e SHBA-ve. Ata po përgatiten të ndërtojnë 14 mijë shtëpi të reja”, tha Eshteje.
“Ne duhet të forcojmë stabilitetin e banorëve të Jerusalemit në qytet. Ka patur premtime në këtë drejtim, por shumë pak ndihma financiare kanë mbërritur. Në qytet kërkohet rëndësi për mbrojtjen e pronave, ndërtimin e spitaleve dhe shkollave”, tha Eshteje duke vënë theksin se mbështetja e OBI-t nuk duhet të jetë e kufizuar vetëm në arenën ndërkombëtare.
“Dëshirojmë që të vazhdojnë protestat e zhvilluara në kryeqytetet arabe dhe islame si dhe në vendet e ndryshme të botës”, ka bërë të ditur Eshteje duke shtuar se Kudsi nuk është vetëm i palestinezëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re