Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë më 26 nëntor, solli bilanc tragjik në vend, ku humbën jetën 51 persona, ndërsa shumë ndërtesa u shkatërruan.

Në Lezhë, e cila gjithashtu u godit rëndë nga tërmeti, pas inspektimit të ndërtesave, rezulton se në total janë 51 pallate të pabanueshëm, përkatësisht: 7 në Lezhë, 43 në Kurbin dhe 1 në Mirditë.

Ndërkohë, u dëmtuan 264 banesa të dëmtuara, ku 45 në Lezhë, 135 në Kurbin dhe 84 në Mirditë.

Qendra Operacionale e Emergjencave në Lezhë bën me dije se janë 1305 persona të strehuar në hotele dhe 438 në çadra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re