Një objekt 5 katësh po bëhet gati të shëmbet nga IKMT nëpërmjet shpërthimit ditën e sotme në orën 15:00 . Vet firma ka paraqitur lejen e ndërtimit të firmosur nga kreu i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro si dhe aktin e konstatimit nga ana e bashkisë që objekti është brënda lejes dhe kritereve përkatëse.

Sipas drejtuesve të firmës ,vetëm pak ditë më parë ka dalë një kërkesë për shëmbje se objekti ka dalë nga leja por firma nuk është njoftuar .Për sa i përket këtij vendimi që sipas avokatit Genci Pulaj është totalisht antiligjor. Avokati pretendon se leja e shembjes është firmosur nga dy inspektorë të arrestuar pak ditë më parë ,Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj të akuzuar për shpërdorim detyre.

Avokati i Firmës ka depozituar një kallzim penal në drejtim të Bashkisë së Himarës ,dy inspektorëve dhe IKMT pasi po shëmbin një objekt sipas tij me leje.
Më tej ai është shprehur se në vendin ku gjendet objekti nuk ka asnjë plan apo projekt që të kishte shpronësim ,por e gjithë po bëhet për interesa të individëve të caktuar që duan të shëmbin objektin në mënyrë të paligjshme që më pas të zaptojnë këtë pronë.

Në një komunikim telefonik me kreun e Bashkisë Himarë Jorgo Goro mbi çështjen në fjalë, Goro ka thënë se objekti ka dalë nga leja në volum dhe në lartësi. Pra objekti aktual nuk ka lejen përkatëse për hapësirën që ka zënë. Goro shton se firma është njoftuar për shembjen në bazë të afatit që parashikon ligji.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re