Kreu i qeverisë Edi Rama ka qenë sot në Vlorë, teksa shoqërohej nga kryebashkiaku Dritan Leli dhe deputeti i zonës Damian Gjiknuri. Ajo që është vënë re gjatë kësaj vizite është veshja e luksit e politikanëve, ku vetë Rama është shfaqur me një xhup Yamamoto, me një vlerë prej më shumë se 3 mijë dollarësh.
Lidhur me këtë ka bërë një koment pikant edhe blogeri Olti Curri i cili shkruan: Bobooo 10 mije dollare xhupa ne nje foto te vetme.
Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi nga opozita, ku ish-deputeti Edi Paloka shkruan në postimin e tij: “Falenderoj Yamamoton po sidomos familjen per sakrificat qe u detyruan te bejne per te me ofruar kete dhurate modeste ne kete vit te veshtire…”
Gjatë vizitës në Vlorë, Rama hodhi akuza në drejtim të presidentit Ilir Meta, që sipas tij po mban peng zbatimin e projektit Lungomare 3, që sipas tij do ti jepte një zhvillim edhe më të madh turizmit në qytetin e Vlorës.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb



