Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin më të fundit në lidhje me shpërndarjen e koronavirusit në botë është shprehur se tashmë është Evropa epiqendra e re e pandemisë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus,  është shprehur se deri më tani janë shënuar 5000 të vdekur duke shënuar një rekord tragjik.

Zyrtarët e OBSH-së shpallën COVID-19 një pandemi globale të Mërkurën pasi virusi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Italia aktualisht ka shumicën e rasteve jashtë Kinës me të paktën 15 113 infeksione, e ndjekur nga Spanja në 4,334, Gjermania në 3,156 dhe Franca në 2,882. Zvicra aktualisht ka 1.125 raste, e ndjekur nga Suedia në 809, Hollanda në 804 dhe Danimarka në 788. Shtetet e Bashkuara kanë të paktën 1.701 raste.

Shtu zyrtarët bëjnë thirrje që të gjithë vendet të marrin masa në lidhje me luftën gjithëpërfshirëse për të luftuar pandeminë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re