Skip to content

OBSH: Alkooli mund të shkaktojë kancer – etiketat duhet të paralajmërojnë konsumatorët

alkool dhe diabet

Alkooli i shitur në Bashkimin Evropian duhet të ketë të vendosur paralajmërimin për lidhjen mes konsumimit të alkoolit dhe kancerit, ka thënë dega evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përmes një deklarate të lëshuar nga zyra në Kopenhagë.

Hulumtimet e fundit tregojnë se “vetëdija e evropianëve për lidhjen mes alkoolit dhe kancerit duhet të rritet dhe mund të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme duke e vendosur paralajmërimin shëndetësor për informacionin për alkoolin si shkaktar i kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë”, është thënë në deklaratë.

OBSH-ja ka thënë se paralajmërimet për llojet specifike të kancerit kanë më shumë mundësi që të nxisin diskutime për rrezikun prej alkoolit dhe të inkurajojnë njerëzit të rimendojnë nëse duhet konsumuar alkool.