Dr. Hans Kluge, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, paralajmëroi që COVID-19 ishte veçanërisht i rrezikshëm dhe i pamëshirshëm aty ku paragjykimet, dezinformatat dhe mohimi ishin të pranishme.

“Rajoni i Evropës regjistron 3.9 milion raste të infeksionit, që është 17 përqind e numrit të përgjithshëm të rasteve globalisht, të 22 milion gjithsej. Epiqendra e pandemisë tani është Shtetet e Bashkuara, por rajone të tjera po regjistrojnë një rritje të numrit të rasteve.

Virusi goditi Evropën herët dhe fuqishëm pas të cilit vendet morën masa fenomenale kufizuese për të ndaluar përhapjen infeksionit duke mbyllur shkollat ​​dhe industritë jo thelbësore. Kjo funksionoi.

Midis majit dhe korrikut shumë vende arritën të parandalojnë transmetimin e virusit. Aty masat ishin të shpejta dhe të forta, përgjigja ishte ishte efektive, por virusi ishte i pamëshirshëm aty ku paragjykimi, keqinformimi dhe mohimi ishin të pranishme.

Në dy muajt e fundit rastet e reja në rajon u rritën çdo javë. Në javën e parë të gushtit kishte 40,000 raste më shumë sesa në javën e parë të qershorit, kur patëm më pak. Çdo ditë, Evropa tani regjistron mesatarisht mbi 26,000 raste të reja të virusit, pjesërisht për shkak të zbutjes së masave,” tha Kluge në një konferencë për shtyp në internet.

Ai theksoi, megjithatë, se lajmi i mirë është se tani dihet shumë më tepër për transmetimin e virusit, veçanërisht pasi ai përhapet në vendet ku ka një numër të madh njerëzish.

“Tani kemi më shumë raste lokale, ose grupe, që kanë ndodhur kryesisht në ambiente të tilla si vende pune, shtëpi pleqsh dhe në tubime të ndryshme sociale. Gjithashtu, rastet e fundit midis migrantëve tregojnë se askush nuk duhet të injorohet. Ky virus gjithashtu përhap pabarazitë”, shtoi Kluge.

Ai tha se në periudhën e ardhshme është shumë e rëndësishme të merren masa të përshtatshme që akoma do të sigurojnë që shoqëria dhe ekonomia të mos mbyllen shumë.

“Ne duhet të sigurohemi që të marrim masa adekuate të shëndetit publik për të mundësuar që fëmijët të kthehen në shkollë në mënyrë të sigurt, të menaxhojnë në mënyrë të duhur sezonin që i afrohet gripit, të mbështesin ekonomitë tona dhe të adresojnë rreziqet shëndetësore për të moshuarit”, tha Dr. Kluge.

Ai theksoi se COVID-19 shkaktoi ndërprerjen më të madhe në sistemin arsimor në histori, duke prekur afër 1.6 miliardë nxënës në mbi 190 vende.

“Sezoni tjetër i gripit po afron dhe është shumë e rëndësishme që vendet të monitorojnë ecurinë e tij t dhe të promovojnë vaksinimet, veçanërisht për grupet në rrezik, gjë që është veçanërisht e rëndësishme këtë vit për të mbrojtur spitalet, punonjësit e shëndetit dhe të moshuarit”, tha ai.

Ai theksoi se të rinjtë gjithashtu duhet të kontribuojnë në ndalimin e përhapjes së koronavirusit dhe se virusi nuk duhet të transmetohet te prindërit dhe gjyshërit e tyre.

“Në fund të fundit, ne e dimë se si të synojmë virusin, në vend që të synojmë shoqërinë. Ne jemi më të zgjuar. Unë u them anëtarëve të rinj të komunitetit tonë që të përhapin gëzimin, por jo të përhapin virusin. Mbroni veten, prindërit tuaj, gjyshërit”, tha Kluge.

Catherine Smallëood, zyrtare e lartë e urgjencës e OBSH për Evropën, tha se vendet duhet të testojnë të gjitha rastet e dyshimta.

Kur u pyet për rritjen e numrit të të infektuarve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ajo tregoi se situata në këtë rajon ka qenë shqetësuese e veçantë që nga fillimi i qershorit, kur është regjistruar një rritje e mprehtë e rasteve.

Ajo theksoi se ishte inkurajuese që pati një rënie të numrit të personave të infektuar në disa vende të rajonit, duke përmendur se ishte e nevojshme të vazhdohej të punohet shumë për të zvogëluar më tej numrin dhe të mos lejohet përhapja e virusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re