Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur shqetësimin se numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar në të gjithë botën është shumë i lartë.

Epidemiologia e OBSH, Maria Van Kerkhove tha se situata është alarmante.

Ajo shprehet se në shumë shtete, 10 për qind e rasteve pozitivë të raportuar janë pjesë e stafeve mjekësore.

Van Kekhove ngre pyetjen se përse ka kaq të infektuar në radhët e mjekëve. Epidemiologia tha që ata që janë infektuar brenda një spitali, shpesh vijnë në kontakt me një pacient në një repart që nuk është i pajisur për të trajtuar të infektuarit me Covid-19.

Të tjerët infektohen pasi kalojnë periudha të gjata kohore në reparte me raste aktive Covid-19, ku ka dhe mungesë të pajisjeve mbrojtjes dhe higjiena është nën nivelin e duhur.

Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se pandemia nuk ka përfunduar ende.

Ai paralajmëroi që shumica e popullatës është akoma e ndjeshme ndaj infeksionit. Në total, kanë humbur jetën 285 mijë persona dhe janë infektuar më shumë se 4 milionë njerëz.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re