Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) u ka thënë vendeve në të gjithë botën që masat për udhëtimin ndërkombëtar duhet të hiqen, duke u bazuar në një vlerësim të plotë të rrezikut, dhe se përparësi duhet t’i jepet urgjencave.

OBSH ka rekomanduar që t’i jepet përparësi udhëtimit urgjent, veprimeve humanitare, udhëtimit të personelit të nevojshëm dhe kthimit në vendin e lindjes.

Rritja e numrit të të infektuarve në shumë pjesë të botës ka detyruar shumë vende të rivendosin kufizimet e udhëtimit, kujton Reuters.

Karantina pas vlerësimit të rrezikut

OBSH tani i bën thirrje të gjitha vendeve që të bëjnë analizat e tyre të përfitimit nga rreziku dhe të vendosin përparësitë, përpara se të vazhdojnë udhëtimet ndërkombëtare.

Agjensia e KB deklaron se, gjatë marrjes së vendimeve, shtetet duhet të marrin parasysh situatën epidemiologjike në nivelin lokal dhe modelin e transmetimit, shëndetin kombëtar, si dhe masat sociale në fuqi.

OBSH shton se nëse vendet vendosin të karantinojnë të gjithë pasagjerët pas mbërritjes, ata duhet ta bëjnë këtë pasi të vlerësojnë rrezikun dhe të marrin në konsideratë rrethanat lokale.

Ai paralajmëron gjithashtu se nuk ka “rrezik zero” kur konsiderohet mundësia e importit ose eksportit të rasteve të koronavirusit në udhëtimet ndërkombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re