Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që shtetet ndërkombëtare të heqin ose të lehtësojnë udhëtimet.
OBSH thekson se masat e tilla janë jo efektive, të cilat nisin nga përpjekja për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron.

Ekspertët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për heqjen ose lehtësimin e masave të Pasaportës së Gjelbër pasi nuk sjell përfitime dhe kontribuon në stresin ekonomik dhe social.
OBSH beson se provat e vaksinimit për Covid-19 nuk duhet të kërkohen për të kryer udhëtimet ndërkombëtare si mjeti apo kushti i vetëm i hyrjes, kjo pasi ekspertët mendojnë se shumë njerëz kanë vështirësi në marrjen e vaksinave dhe shpërndarja e tyre është tepër e pabarabartë.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, janë regjistruar rreth 340 milionë raste të reja, ku prej tyre mbi 5,5 milionë persona kanë ndërruar jetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re