OBSH ka huazuar, pa e ditur, slloganin e PS-së “S’ka kohë për pushim”, në përcjelljen e mesazhit mbi vigjilencën e mbajtur lart këto kohë pandemike.

Përfaqësuesja e OBSH-së Maria Van Kerkhove vlerësoi se “nuk është koha për t’u çlodhur”, megjithëse në të gjithë botën ka një rënie të numrit të infektuarve dhe një shkallë më të ulët të incidencës që nga mesi i tetorit 2020.

Ajo shtoi se optimizmi në lidhje me daljen nga kriza zvogëlon përhapjen e varianteve të reja të virusit, si dhe dyshimet në lidhje me efektivitetin e vaksinave, raporton Reuters.

“Ne nuk duhet ta vendosim veten në një situatë ku do të kishim përsëri një rritje të numrit të pacientëve,” paralajmëroi Van Kerkhove.

Në 24 orët e fundit, 351,335 raste të reja të infeksionit me koronavirus dhe 10,957 vdekje të shkaktuara nga sëmundja COVID-19 janë konfirmuar në të gjithë botën.

Deri më tani, vaksinimi ka filluar në 85 vende, dhe janë administruar pak më pak se 188 milion doza.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re