Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur zyrtarisht përfundimin e urgjencës globale shëndetësore nga Covid-19.

 

Në një deklaratë zyrtare, OBSH bën me dije se ky vendim përfaqëson një hap të madh drejt përfundimit të pandemisë dhe vjen tre vjet pasi kjo organizatë deklaroi për herë të parë nivelin e saj më të lartë të alarmit mbi virusin.

 

Zyrtarët thanë se shkalla e vdekjes së virusit kishte rënë nga një kulm prej më shumë se 100,000 njerëz në javë në janar 2021 në pak më shumë se 3,500 më 24 prill.

 

Kreu i OBSH tha se të paktën shtatë milionë njerëz vdiqën në pandemi.

 

Por Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri me dije se sipas një vlerësimi shifra e vërtetë e viktimave është rreth 20 milionë, gati tre herë më shumë se rastet e raportuara zyrtarisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re