Skip to content

OBSH lëshon lejen e parë të urgjencës për Pfizer / BioNtech

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë miratimin e parë emergjent që nga fillimi i pandemisë COVID-19, për vaksinën Pfizer dhe BioNTech.

“Ky është një hap pozitiv në garantimin e aksesit universal në vaksinat kundër COVID-19”, tha Mariangela Simao, drejtoreshë e aksesit ndaj ilaçeve në OBSH, sipas Global News.

Ajo shpjegoi se është e nevojshme të sigurohet një sasi e mjaftueshme e kësaj vaksine në vendet e botës.

Kjo procedurë lejon vendet që nuk kanë mjete për të përcaktuar shpejt efikasitetin dhe sigurinë e një ilaçi, qasje më të shpejtë gjatë terapisë.

Por gjithashtu lejon UNICEF të blejë këtë vaksinë, e cila do të shpërndahet në vendet e varfra.

Kujtojmë që kjo vaksinë bëhet në dy doza.