Skip to content

OBSH: Lija e majmunit vijon të jetë një emergjencë shëndetësore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka mbajtur nivelin më të lartë të alarmit për virusin e lisë së majmunëve (mpox) për shkak të numrit në rritje të rasteve në vendet e prekura.

Në një deklaratë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se pajtohej me këshillën e komitetit të Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit se shpërthimi aktual i mpox “vazhdon të përmbushë kriteret e një emergjence shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar (PHEIC) dhe, duke marrë parasysh këshillën e komitetit, ai po lëshon një sërë rekomandimesh të përkohshme të rishikuara”.

Mpox u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në vitin 1958 kur ndodhën shpërthime të një sëmundjeje “të ngjashme me linë” te majmunët.

Deri vonë, shumica e rasteve njerëzore janë parë tek njerëzit në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore që kanë pasur kontakt të ngushtë me kafshë të infektuara.

Në vitin 2022, virusi u konfirmua se përhapej nëpërmjet seksit për herë të parë dhe shkaktoi shpërthime në më shumë se 70 vende në të gjithë botën që nuk kishin raportuar më parë mpox.