Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se rritja më e madhe ndonjëherë një-ditore e rasteve globale të koronavirusit u regjistrua përsëri, ku pati 350,766 raste të reja në 24 orë.

Vetëm në Evropë, numri i rasteve të reja tejkaloi 100,000 për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Më shumë se 36 milion njerëz janë infektuar në të gjithë botën dhe më shumë se një milion njerëz kanë vdekur si rezultat i sëmundjes, sipas Reuters.

Italia pa një rritje të madhe në numrin e njerëzve të infektuar me të premten, me 5,372 raste të reja, më e shumta që nga fundi i marsit.

Deri javën e kaluar, Italia dukej se kontrollonte përhapjen e virusit dhe një valë të dytë të mundshme të infeksionit më mirë se vendet e tjera evropiane

Portugalia dhe Hollanda regjistruan gjithashtu numra rekord infektimesh të premten

Të ballafaquar me një epidemi në rritje të koronavirusit, shumë vende evropiane po futin karantinë lokale dhe kufizime të tjera dhe janë të detyruar të rrisin kapacitetin spitalor për shkak të fluksit të madh të infektuarve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re