Organizata Botërore në Shqipëri shkruan se obeziteti rrit ndjeshëm shanset për pasoja të rënda te pacientët me COVID-19.

Për këtë arsye, OBSH bën thirrje për kujdes, ndërsa shton se gjatë pandemisë obeziteti është rritur, pasi njerëzit kanë mundësi të kufizuara për ushtrime fizive.

“Obeziteti rrit ndjeshëm shanset për pasoja të rënda te pacientët #COVID19, siç janë nevoja për trajtim të kujdesit intensiv, ventilimi mekanik dhe vdekje.
Rreziku i #obezitetit është rritur gjatë pandemisë. Shumë njerëz kanë pasur mundësi të kufizuara për;
-sigurimin e ushqimit të shëndetshëm
-ushtrime fizike
-akses në shërbimet e kujdesit shëndetësor”, shkruan Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re