Kur në të gjithë vendet fqinje numri i të  prekurve  nga virusi Covid-19 po shtohet ndjeshëm, Shqipëria nuk është prekur ende.

Me sa duket ky fakt ka befasuar edhe përfaqësuesin e Organizatës Botërore të shëndetësisë në Tiranë, Raul Gonzales.

 

RAUL GONZALES

 

PERFAQESUES I OBSH NE SHQIPERI

 

 

Përse nuk ka asnjë rast në Shqipëri? Akoma nuk e kemi mësuar. Është diçka e re për ne. Ju duhet të besoni tek institucionet dhe kapacitetet e ekspertëve të certifikuar. Ka shumë punë për të bërë. Unë sapo jam kthyer nga Spanja dhe atje ka raste me koronavirus, të cilët nuk kanë patur kontakt me askënd nga Italia apo vendet e prekura.

 

Ndërsa ministrja Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes së task forcës deklaroi se deri më tani janë analizuar 42 raste si të dyshuara me koronavirus, por që rezultuan negative.

 

OGERTA MANASTIRLIU

 

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

 

“Janë realizuar 42 testime, asnjë rast i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.Mbështes punën e strukturave tona në terren, sidomos në pikat kufitare, ku po bëhet një punë intensive, ku po kontrollohet çdo udhëtar. Mbështes edhe punën e urgjencës kombëtare, që po bëjnë një punë të lavdërueshme, qysh nga telefonata deri te marrja e testimeve në banesa. “Punën jonë do të vijojë duke siguruar gjithë stokun e nevojshëm. E gjithë bota po përballet me një mungesë stoku, pasi ka pasur një përparim shumë të shpejtë të sëmundjes në të gjithë botën”.

 

Nga data 23 shkurt thirrjet në urgjencën kombëtare kanë kaluar shifrën  15 mijë, ndërkohë që 694 raste kanë  qenë me skedën Covid-19.

 

Në spitalin infektiv janë shtuar 80 shtretër  në dispozicion të çdo emergjence të mundshme, në rast të perhapjes së koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re